Përfaqësuesi special për dialogun me Bullgarinë Vlado Buçkovski sot është në vizitë në Sofje, ku është planifikuar të realizojë takime me përfaqësues të Republikës së Bullgarisë në më shumë nivele, njoftoi MPJ.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbeten në pozicionin se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetje të një zgjidhje adekuate, zgjidhje e përbashkët për dallimet bilaterale për çështje të ndryshme me Bullgarinë mike, si dhe për kthimin e besimit në efikasitetin dhe suksesin e Marrëveshjes për fqinjësi të vitit 2017”, qëndron në kumtesë.
Gjatë fundit të vitit dorëzuam Plan Aksionar për implementimin e Marrëveshjes për miqësi të vitit 2017, ku në bisedë me Ministrat e Punëve të Jashtme Osmani dhe Zaharieva ka pasur dakordësim për shkëmbim të vërejtjeve, mendimeve dhe propozimeve adekuate.
“Në këtë drejtim në periudhën e ardhshme do të kemi kontribut konstruktiv nëpërmjet Përfaqësuesit Special, ndërsa të njëjtën e presim edhe nga pala bullgare, si mundësi e vetme deri në gjetjen e zgjidhjes”, njofton Ministria përmes një kumtese.
Siç njoftuan më parë mediat bullgare vizita e Buçkovskit në Sofje do të zgjasë disa ditë. Buçkovski ishte për vizitë në Sofje në fillim të dhjetorit. Atëherë ai mbajti takim me Zaharievën, kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.
Osmani dje në intervistë për Radion Evropa e Lirë porositi se nuk mund t’i shohim fqinjët me syzet e njëjta nga e kaluara dhe shtoi se zgjidhja e vetme dhe formula për Bullgarinë është të kthehemi në parimin e Marrëveshjes, por edhe të gjenden mekanizma se si të bëhet më i shpejtë, më dinamik që të krijohen rezultate.
Sipas tij, kontestuese janë dallimet në pritjet për shpejtësinë e implementimit, për dinamikën, për qëllimin e implementimit të Marrëveshjes.