Situata epidemiologjike është kryesisht e qëndrueshme, edhe më tutje është ai trend i numrit jashtëzakonisht të vogël të pacientëve dhe besoj se ashtu do të mbetet, vlerësoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai, siç deklaroi sot pas vizitës në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, beson se gjatë festave shkeljet e masave nuk ishin të shpeshta dhe të shumta dhe se jemi në një periudhë me pasqyrë të qëndrueshme epidemiologjike në të cilën menaxhohet mirë edhe pjesa me testimet dhe në pjesën e hospitalizimit.
“Situata epidemiologjike do të thosha se është kryesisht e qëndrueshme. Dukshëm po ulet numri dhe në këto ditë të kaluara i pacientëve të cilëve iu nevojitet hospitalizim, ndërsa edhe më tutje është ai trend i numrit jashtëzakonisht të vogël të të hospitalizuarve në të gjitha spitalet jo vetëm në Shkup, por edhe përgjatë shtetit. Besoj se do të mbetet kështu, besoj se këto shkelje të masave me të vërtetë nuk ishin të shpeshta dhe nuk ishin të shumta, pamë nëpër televizione dhe mendoj se jemi në një periudhë të pasqyrës së qëndrueshme epidemiologjike në të cilën menaxhohen mirë edhe pjesa e pacientëve simptomatikë të cilëve iu nevojitet testim.
Dukshëm u lehtësua edhe ajo pjesë e testimit me teste të shpejta në të gjitha institucionet shëndetësore dhe në pjesën e hospitalizimit ku ka numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe numër i mjaftueshëm i mjekëve, infermiere për trajtim të pacientëve”, deklaroi ministri i Shëndetësisë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Në lidhje me festimin e ministrave të BDI-së, Filipçe theksoi se kjo është dëshmi se ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë.
“Masat vlejnë për të gjithë. Ja edhe ata kolegë dolën dhe thanë se do t’i paguajnë gjobat e parapara me të gjitha masat dhe sanksionet dhe që është dëshmi se ligjet vlejnë për të gjithë”, theksoi Filipçe.