Është logjike kërkesa e hotelierëve dhe do të shqyrtohet në ndonjë nga takimet e ardhshme të Komisionit për sëmundje ngjitëse, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas tij, çka do që të vlejë si lehtësim i masave, nuk do të jetë para 21 janarit.
“Ky shkurtim i kohës plotësisht, fillimisht kur ishte miratuar muajin e kaluar, thamë se do të jetë deri më 21 janar, kur praktikisht edhe përfundojnë festimet, festat fetare, dhe atëherë tashmë me automatizëm kthehen në orarin e punës deri në orën 21:00. Ne, do ta shqyrtojmë kërkesën nëse mund të vazhdohet edhe për dy orë”, theksoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Klinikën për gjinekologji.
Disa nga hotelierët dje dolën me kërkesë nga e hëna të punojnë jo deri në orën 21:00, por deri në orën 23:00. Kjo pasoi pas deklaratës së ministrit Filipçe se nëse mbetet gjendja stabile, do t’u kthehet orari deri në orën 21:00.
Masat qeveritare restriktive, mes të cilave ishte edhe shkurtimi i orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 18:00, hynë në fuqi më 18 dhjetor 2020. Qëllimi i tyre ishte të parandalohet përhapja e Kovid-19 dhe rritja e numrit të të sëmurëve për festat e fundvitit. Masat duhet të ndërpriten më 21 janar 2021.