Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov në intervistë për MIA-n, në pyetjen për të dhënë koment për interpelancën e paraqitur nga opozita, tha se lufta politike nuk mund të jetë në dëm të interesave maqedonase ose ato të jenë dëm kolateral dhe se me ndërgjegje të pastër dhe sinqeritet do të përballet me deputetët e opozitës.
“Lufta politike nuk mund të jetë në dëm të interesave maqedonase ose ato të jenë dëm kolateral. Kështu që, unë me ndërgjegje të pastër dhe shumë i sinqertë do të jem kur të përballem me deputetët e opozitës dhe atë pozicion skizofrenik politik, sepse akoma nuk jam i sigurt nëse interpelanca është për shkak se nuk kemi arritur t’i fillojmë negociatat e pranimit ose pse gjoja kemi tregtuar me interesa kombëtare. Sepse nëse do të tregtonim me interesat kombëtare, do t’i fillonim negociatat. Fakti që nuk kemi negociata do të thotë që ne i kemi mbrojtur interesat kombëtare. Nëse i kemi mbrojtur interesat kombëtare, atëherë pse ky sulm dhe interpelancë”, thotë Dimitrov për MIA-n.
Sipas tij, ne kemi opozitë që mezi pret të dëgjojë një lajm të keq, ndërsa kur nuk ka ndonjë lajm të keq, thotë ai, i shpik vetë.
Zëvendëskryeministri kujton se kjo është interpelanca e tij e tretë, ndërsa e para në këtë mandat, e cila për të, siç thotë, në një farë mënyre është një kompliment, sepse, thekson, “kjo tregon se po bën diçka që shqetëson një opozitë, e cila në betejë politike nuk e ndalon atdheun tonë të jetë dëm kolateral”.
“Më vjen keq, kjo u mbikëqyr edhe nga pozicionet, veprimet ose mosveprimet e tyre në kontekstin e Marrëveshjes së Prespës. Sidoqoftë, tani veçanërisht mendoj se është e dukshme në kontekstin e kësaj me Bullgarinë, që opozita ndonjëherë mban edhe pozicione anti-maqedonase. Për sa kohë që nuk kemi një opozitë që di të vihet në krah të kombit në kohë të vështira, ato nuk do të jenë një alternativë e mirëfilltë politike pa marrë parasysh sa mangësi ka qeveria. Fatkeqësisht, qeveria gjithashtu ka mangësi, ne kemi akoma shumë për të punuar për ta justifikuar besimin tek qytetarët. Sidoqoftë, ata nuk e bëjnë shërbimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve maqedonas që me pozicione të tilla praktikisht e diskualifikojnë veten nga një alternativë e vërtetë politike”, tha Dimitrov.
Ai përsëriti se plani është sigurim i një të ardhme më të mirë dhe parashikueshmëri për gjeneratën e ardhshme.
“Me NATO-n patëm sukses, ne do të kemi sukses edhe me evropianizimin, ne do të kemi sukses me BE-në, por jo me çdo kusht, ne do ta ruajmë identitetin tonë maqedonas dhe më në fund do të kemi sukses ashtu siç thanë se nuk do të kemi sukses me Greqinë, doli se ne nuk është e vërtetë. Ata nuk na bëjnë asnjë favor, madje as neve. Unë mendoj se do të jetë më mirë për Qeverinë nëse ekziston presion i vërtetë dhe konkurrencë reale me njerëz të cilët në të njëjtin drejtim do të dëshirojnë ta qojnë vendin dhe do të garojnë se kush është më i aftë, kush është më i ndershëm, kush është më punëtor”, tha Dimitrov.
Ai vlerëson se me pozicione të tilla vendi nuk ka asnjë alternativë dhe siç thotë ai, “është mirë të ketë humbje tjetër këtë vit në zgjedhjet lokale, ose të lindë një forcë e re që do të jetë një sfidë e vërtetë për partitë në koalicionin aktual qeverisës”.