Klubi i deputetëve i pranë Kuvendit sot mbajti seancë konstituive të drejtuar nga kryetari i Dhomës legjislative Talat Xhaferi.
Duke u dëshiruar mandat të suksesshëm, Xhaferi në fjalim tha se në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh kënaqësinë që sot mund të përshëndes konstituimin e përbërjes së re të Klubit të deputeteve në kuadër të dhomës ligjvënëse, që është trup joformal konsultativ për avancimin e të drejtave dhe pozitës së grave dhe në përbërje të së cilit bëjnë pjesë deputetet e përbërjeve aktuale.
“Nëse udhëhiqemi sipas rezultateve konkrete që janë arritur prej vitit 2003 kur është formuar Klubi e këndej, me çdo ripërtëritje të përbërjes së Klubit, mund të thuhet se keni një bazë me të vërtetë të mirë mbi të cilën do të mund të vazhdoni të punoni, të mbindërtoni dhe të zmadhoni spektrin e të drejtave të grave, duke i orientuar aktivitetet Tuaja dhe gjithë energjinë në rrumbullakimin e sukseseve veç më të arritura, vazhdimin e proceseve të filluara a të papërfunduara dhe inicimin e çështjeve të reja dhe nismave që i imponon koha e re dhe sfidat që i sjella ajo me vete”, tha Xhaferi.
Klubi i deputetëve, siç theksoi, vetvetiu ka përparësi të madhe në më shumë aspekte. Si e para, në të është tejkaluar përkatësia partiake, dhe imponimi i udhëzimeve partiake, deputetet si kreatore të ligjeve me legjitimitetin e të cilit edhe vihen në jetë ato ligje, e kanë fuqinë të veprojnë në drejtim të përmirësimit dhe avancimit të gjendjes reale në terren me atë që ligjet do të shqyrtohen nga aspekti gjinor, që të fitojmë një pasqyrë më të qartë për atë se si ligjet dhe ndryshimet e propozuara të ligjeve do të ndikonin mbi pjesëtarët e të dy gjinive. Kjo do të thotë, të arrihen të drejta të njëjta në zhvillimin social, ekonomik, kulturor, mirëpo edhe të drejtë të barabartë në votë dhe kontribut në jetën shoqërore dhe politike. Kur them se ka bazë të mirë, mendoj në atë që me ndryshimet që u bënë në Kodin zgjedhor, u siguria pjesëmarrje prej 40% të grave në listat e kandidatëve që na vë në pozitë të lartë mes vendeve evropiane, a qëllimi është të arrihen qëllimet e mileniumit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për pjesëmarrjen e grave 50:50.
“Për të arritur këtë, nevojitet mbështetje e sinqertë dhe pa rezervë nga të dy gjinitë, dhe është e domosdoshme puna në drejtim të kuptimit të asaj se nëse gruaja fiton ndonjë të drejtë, kjo nuk do të thotë se do i merret ndonjë e drejtë burrit, kjo vetëm do të thotë se kanë pikënisje të njëjtë, njëjtë valorizohet dhe paguhet edhe puna e tyre dhe kanë mundësi të njëjta për përparim edhe në sektorin publik edhe në atë privat. Me ç’rast, duhet të punohet në arritjen e barazisë gjinore edhe gjatë ndarjes së gjitha obligimeve në shtëpi, për arsye se nuk ekzistojnë punë për burra dhe punë për gra, kujdesi për shtëpinë dhe fëmijët është i përbashkët për të dy prindërit që të mundet edhe gruaja të vendosë baraspeshë në jetën private dhe profesionale dhe të ketë zhvillim personal dhe në karrierë. Dhe, kur njëherë të përmbushen të gjitha parakushtet që gruaja të mund të japë kontributin e vetë të plotë në çdo segment të jetës shoqërore, do të mund të shohim rezultate konkrete të cilat do të kenë impakt edhe mbi cilësinë e jetës. Sepse, asgjë nuk mund të ndalë fuqinë e gruas që jep jetë, ajo ka fuqi edhe të ndryshojë dhe zbukurojë jetën, a në këtë kohë të pasigurisë shëndetësore, ekonomike, politike, ushtarake, natyrore, kur si njerëzim ballafaqohemi dhe menaxhojmë sfida të natyrës së ndryshme, ndërtimi i familjeve të shëndosha, me interpretim të arsyeshëm dhe kuptim të çdo aspekti është me rëndësi shumë të madhe”, porositi kryetari i Kuvendit.
Prandaj, theksoi Xhaferi është thelbësor kontributi i grave në politikë, në marrjen e vendimeve, për shtetin, për jetën e tyre personale dhe për ardhmërinë e gjeneratave të reja. Kuptohet, pavarësia ekonomike dhe përforcimi janë të paevitueshëm që ky kontribut të jetë i gjithanshëm.