Numri i objekteve hotelierike që nuk i kanë respektuar protokollet e punës gjatë javës së kaluar u rrit për 50 për qind në krahasim me javën e kaluar. Inspektoratet paralajmërojnë kontrolle të intensifikuara dhe veprime joselektive për festat e Vitit të Ri.
“Jemi një ditë para natës së Vitit të Ri dhe e shfrytëzoj rastin të apeloj tek qytetarët t’i respektojnë masat, të festojnë me përgjegjësi në rrethin familjar, të përmbahen nga festimet e mëdha dhe të mos grupohemi. Shërbimet kompetente të inspektimit gjatë festave të Vitit të Ri do të kryejnë kontrolle intensive në terren për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha sot në konferencën për media kryetarja e Këshillit të Inspektimit Magdalena Filipovska-Grashkovska.
Ajo kumtoi se në periudhën prej datës 21 deri më 27 dhjetor, numri i objekteve të mbyllura të hotelierisë është rritur në krahasim me periudhën nga data 14 deri më 20 dhjetor me 50 për qind.
“Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut nga data 21 deri më 27 dhjetor kryen 3864 kontrolle dhe 462 mbikëqyrje në lidhje me respektimin e protokolleve për funksionimin e kafeterive dhe ambienteve hotelierike, por edhe sipas ligjeve të tjera materiale. Gjatë inspektimeve të kryera, janë shqiptuar 32 akuza për kundërvajtje, 62 vendime për parregullsi të konstatuara dhe 43 urdhër pagesa për kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i vendimeve 13 janë për shkak mosrespektimit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë dhe protokolli për punën e objekteve hotilerike edhe atë për shtatë në Shkup dhe nga dy objekte hotilerike në Gostivar, Tetovë dhe Strugë”, tha Filipovska-Grashkovska.
Siç shtoi ai, në të gjitha këto ambiente hotelierike nuk u respektua orari i punës ose kufizimi i katër personave në një tavolinë, të gjithë u ndalua të kryenin aktivitet dhe u mbyllën në vend, ndërsa do të shqiptohen edhe urdhër pagesa për kundërvajtje.
Ajo theksoi se inspektorët do të kryejnë kontrolle gjatë natës së Vitit të Ri në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit. Inspektorët do të veprojnë sipas raportit ose informacionit të marrë në lidhje me tubimet dhe nëse konfirmohet se ekziston ngjarje e organizuar, do të ndërmerren masa përkatëse.