Dy milion për Petrinjën dhe një milion denarë për Zagrebin është shuma të cilën Qyteti i Shkupit do ta dërgojë si ndihmë për të pësuarit nga tërmetet katastrofale në këto dy qytete të Kroacisë në të cilat ka viktima dhe gjithnjë e më shumë persona të lënduar.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se Vendimin për dhënie të ndihmës, Këshilli e ka sjellur në seancën e sotme urgjente të jashtëzakonshme.
“Me këtë vendim, si shprehje të solidaritet për të pësuarit, Qyteti i Shkupit jep ndihmë prej 3 milion denarëm vlerë të cilën ua ndajmë të gjitha qyteteve për fatkeqësi të tilla dhe të ngjashme”, thuhet në kumtesë.
Në seancë, siç informojnë, kryetari Petre Shilegov ka theksuar se Shkupi është qytet i solidaritetit dhe e di se çka do të thotë ndihmë pas katastrofave të tilla dhe për atë në koordinim me të gjitha grupet këshilluese në Qytetin e Shkupit është konvokuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit që t’u ndahet ndihmë miqve nga Zagrebi dhe Petrinja.