Qeveria sot solli vendim të dërgojë ndihmë financiare prej gjashtë milion denarë në Kroaci pas tërmetit të fuqishëm prej 6,4 ballë sipas shkallës Rihtër në Petrinjë. Lajmin në Fejsbuk e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev.
“Solidariteti është puna e parë në këto momente dhe do të ofrojmë ndihmë sipas nevojave. Deri te kryeministri Andrej Plenkoviq dhe deri te të gjithë qytetarët kroat të goditur nga tërmeti dërgoj mbështetje të fuqishme. Në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për viktimat”, shkruajti Zaev në Fejsbuk.