Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme prej të enjtes, 31 dhjetor, do të jenë në pushim dimëror, ndërsa më 21 janar do ta vazhdojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021.
Në bazë të ndryshimeve të Kalendarit për organizim të punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmëvjetori i parë këtë vit shkollor filloi një muaj më vonë, gjegjësisht më 1 tetor, ndërsa numri i ditëve mësimore është ulur prej 180 në 159.
Pushimi dimëror është në periudhë si edhe në vitit e kaluara dhe, edhe pse kishte kërkesa, nuk ishte i parakohshëm sepse shumica e numrit të përgjithshëm të nxënësve në vend mësimin e ndjekin onllajn, ndërsa te ata me prani fizike, siç informoi MASH, nxënës dhe mësimdhënës të infektuar ka nën 1 për qind dhe shkollat nuk janë transmetuese të virusit.
Derisa nxënësit do të jenë në pushim, kuadri mësimor dhe të gjithë të prekurit do të kenë mundësi që deri më 20 janar të dërgojnë komente, propozime dhe sugjerime për Draft konceptin për arsimin fillor.
Dokumenti në 48 faqe është vendosur në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilin koncepcioni e prezantoi të mërkurën. Draft-versioni është publikuar në pesë gjuhë: maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.
Për përparimin e përmbajtjes së dokumentit, sugjerimet dhe propozimet deri më 20 të muajit të ardhshëm duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected].