Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për muajin dhjetor fillojnë të paguhen prej sot, para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.
Sot do të kryhet pagesa e pensioneve në vlerë deri 11.000 denarë, nesër e martë do të paguhen pensionet në vlerë nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të mërkurën do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë, ndërsa të enjten 31.12. 2020, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18.000 denarëve.
Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e hëna 28 dhjetor. Ata mund ta tërheqin pensionin në bankomate, t’i shfrytëzojnë mjetet
për pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Nga MPPS-ja theksojnë se procesimi etapor i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke e marrë parasysh atë që pensionistët si grupmoshë e moshuar janë më të rrezikuar.
Ministria potencon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Apelojnë deri te pensionistët që ta respektojnë orarin e pagesave, sepse, siç potencojnë, pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.
MPPS përkujton në obligimin për mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse, e cila i mbulon hundën dhe gojën si dhe mbajtjen e distancës gjatë pritjes së rendit para dhe brenda në banka.