Reforma e administratës publike është qëllim strategjik i Qeverisë, ndërsa është edhe detyrimi ynë ndaj Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë. Plani është që deri në mars të vitit 2021, me koordinim të të gjithë ministrive të harmonizohen të gjitha propozimet dhe vërejtjet mbi ndryshimet e propozuara në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Drejtorisë Shtetërore, në mënyrë që deri në korrik të miratohet Ligji në Kuvend, tha Kryeministri, Zoran Zaev në seancën e sotme të tetë të Këshillit për Reformën e Administratës Publike (Këshilli për RAP).
Në seancën, anëtarët e Këshillit dhe ministrat e pranishëm e dhanë rishikimin e tyre pas shqyrtimit të materialeve dhe propozimeve që dalin nga projekti “Mbështetje për riorganizimin shtetëror”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri theksoi se ky projekt synon një administratë efikase, efektive, profesionale, dhe për këtë arsye është e nevojshme përfshirja e të gjitha ministrive.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrovi u përqendrua në rëndësinë e zhvillimit të një politike për mbajtjen e kuadrit profesional në administratën publike, veçanërisht për kuadrot që punojnë në projektet IPA, si dhe kuadrin e TIK, në kontekstin e negociatave të anëtarësimit me BE.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, kërkoi në strukturën për negociata me Bashkimin Evropian të merret parasysh edhe projekti për zbatimin e riorganizimit.
Përfundimi i seancës së tetë të Këshillit të RAP, ishte se vijon një punë e gjerë për të gjithë palët e prekura për të cilën Kryeministri i angazhoi ministritë, agjencitë dhe shërbimet e inspektimit ta vazhdojnë komunikimin e vendosur dhe të mundësojnë bashkëpunim të hapur dhe të zgjeruar me projektin IPA “Mbështetje për riorganizimin shtetëror”, në funksion të zhvillimit me kohë të një propozimi për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit në nivel qendror, më së voni deri në fund të marsit 2021 dhe shndërrim e tij në propozim Ligj për organizimin e organeve të administratës shtetërore më së voni deri në qershor të vitit 2021, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.