Për shkak të paraqitjes së mutacionit të ri të koronavirusit në Britani të Madhe, prej sot janë ndaluar të gjitha fluturimet nga dhe drejt këtij shteti. Masa për këtë ndalesë do të zgjasë deri në fund të vitit. Tek ne, kompetentët bindin se virusi është nën kontroll, ndërsa lidhur me vaksinën, gjithçka është përgatitur me kohë për furnizimin e saj.
Masën preventive për ndalesë të fluturimeve nga dhe në Britani të Madhe e miratoi mbrëmë Qeveria me rekomandim të Komisionit për së mundje ngjitëse.
Plotësisht, për të gjithë qytetarët të cilët në vend me fluturime direkte do të vijnë nga Britania e Madhe, si dhe për ata udhëtarë të cilët nga ai shtet do të arrijnë në vend me anë të rrugës tokësore, do të vlejë masa e vetëizolimit të detyrueshëm 14-ditor.
Ndërkohë, kompetentët po punojnë në furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19.Krahas sistemit Kovaks, po zhvillohen edhe negociata dhe bisedime të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinës.
Kryeministri Zoran Zaev dje konfirmoi se gjithçka është bërë me kohë për furnizim të vaksinës. Ai pret që në ditët në vijim të gjendet zgjidhje edhe për furnizim të drejtpërdrejtë. Nga Byroja për furnizime publike kërkohet zgjidhje se si të blihet vaksina në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Qeveria, pret që Byroja për furnizime publike të jetë krijuese dhe të thotë se si mund të bëhet kjo. Nëse përgjigjja është jo, paralajmëroi se ministri i Shëndetësisë me ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë do të punojnë në ndryshimin e nenit të Ligjit për furnizime publike me kapitull Kovid-19 për furnizimin e vaksinave, barnave dhe të ngjashme që të jetë në gjendje të bëjë furnizim shpejt, direkt përmes negociatave. Unë pres, potencoi, që në ditët në vijim të gjendet zgjidhje”, tha kryeministri.
Ekziston edhe mundësia për mbështetje të drejtpërdrejtë nga Greqia dhe Bullgaria, ndërkaq po mendohet edhe për grant prej 70 milionë eurove për Ballkanin Perëndimor për furnizim të vaksinave.
I pyetur nëse jemi vonë me furnizim të vaksinës për koronavirusin, Zaev deklaroi se gjithçka është bërë me kohë, edhe me kontakte, edhe me financa.
Këto ditë pritet të fillojë vaksinimi në vendet e BE-së pasi që dje dritë të gjelbër për vaksinën e kompanisë Fajzer dha edhe Agjencia evropiane për medikamente. Agjencia i rekomandoi Komisionit evropian të japë miratim të kushtëzuar për vënien në qarkullim të vaksinës, që duhet të ndodhë për dy ditë.
Ndërkaq në SHBA filloi vaksinimi edhe me vaksinën e kompanisë “Moderna”.
Vaksinat, sipas hulumtimeve fillestare të OBSH-së, do të jenë efikase për mbrojtje edhe nga varianti i ri i koronavirusit. Edhe pse përhapet më shpejtë, tani për tani nuk ka dëshmi se mutacioni i ri i koronavirusit do të shkaktojë vdekshmëri më të madhe.
Numri i të infektuarve me Kovid-19 prej fillimit të pandemisë në botë arriti në 77,5 milionë. U shëruan 54,4 milionë, aktivë për momentin janë 21,4 milionë, ndërsa betejën me koronavirusin e humbën 1,7 milionë njerëz.
Tek ne numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid-19 arriti në 78434, i të shëruarve 55155, ndërsa i të vdekurve 2314. Numri i rasteve aktive është 21979.
Në spitalet tona po mjekohen 1197 pacientë, pozitivë dhe suspektivë me KOVID-19. Ka rreth 280 shtretër tëlirë spitalorë në kovid – qendrat.
Në raportin e djeshëm shëndetësor u evidentuan 129 raste të reja me KOVID-19 nga 591 testime të bëra, ndërsa 63 prej tyre janë nga Shkupi. Vdiqën 22 persona, ndërsa u shëruan 689 pacientë.