Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov dhe ministrit të Shëndetësisë, Kostadin Angellov, sot do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë.
Në seancën në Sofje pritet të bisedohet për atë vendi të marrë një pjesë të dërgesës së parë të vaksinave që do të mbërrijnë në Bullgari.
“Mbështetja e vendeve anëtare të BE-së është mekanizmi i dytë përmes së cilit vendi ynë do të sigurojë vaksina kundër Kovid-19. Deri më tani një lloj të tillë të ndihmës, vendit tonë ia ofruan Polonia dhe Greqia”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Përveç me blerjen e një sasie të caktuar të vaksinave të këtyre vendeve anëtare të BE-së, vendi siguroi vaksina edhe përmes mekanizmit Kovaks, ndërsa në vijim janë bisedimet edhe me prodhuesit për furnizimin eventual të drejtpërdrejtë prej tyre.