Pastrimi i jurisprudencës, lufta kundër lajmeve të rrejshme dhe fjalori urrejtës dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, janë disa nga 10 prioritetet nga nisma për standarde evropiane këtu të quajtura “Aksioni 21” të cilin sot para opinionit do ta prezantojë kryeministri Zoran Zaev.
Në konferencën për shtyp në Qeveri, kryeministri porositi se pa dallim që Bashkimi Evropian dërgoi sinjal të keq, vendi mbetet i përkushtuar në reformat evropiane të cilat vitin e ardhshëm do të vazhdojnë me intensitet më të fuqishëm.
“Mbetemi të përkushtuar në rrugën e njejtë strategjike, nuk ka heqje dorë nga qëllimet strategjike të cilat janë vendosur unanimisht – kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, pjesëmarrja aktive në NATO dhe anëtarësimi në BE. Nuk do të ketë stagnim në reformat e brendshme. Do të përkushtohemi në ndërtimin e standardeve evropiane”, theksoi Zaev.
Në pjesën e pastrimit të jurisprudencës, tha se modeli tashmë është në fazë përfundimtare dhe i tërë procesi do të shkojë gradualisht dhe në faza. Do të kontrollohet edhe gjendja pronësore e gjykatësve.
Në luftën kundër korrupsionit theksoi se angazhimet e Qeverisë u konfirmuan tashmë me përgjegjësitë e kërkuara nga nëpunësit shtetërorë, ndërsa paralajmëroi edhe angazhim për transparencë më të madhe të komunave. Në pjesën e mbrojtjes së mjdisit jetësor kumtoi se janë ndarë 100 milionë denarë për zëvendësim të sistemeve joekologjike për ngrohje dhe ripërtërirje të gjelbërimit urban.