Në 24 orët e fundit në kovid- qendrat në spitalet e vendit është lajmëruar se trajtohen gjithsej 700 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalet në Manastir janë hospitalizuar 56 pacientë pozitiv dhe te dyshuar në Kovid-19. Në spitalet në Shtip janë hospitalizuar 57 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 39 pacientë, në Veles trajtohen 23 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 88 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në kovid- qendrat në Ohër ka 70 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 88, në kovid- qendrat në Gostivar 54, ndërsa në Strugë 35 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 79 pacientë, në Koçan 21, Kërçovë 20, Kavadar 50, në Gjevgjeli 14, ndërsa në Dibër pesë persona pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1197 dhe ka rreth 280 shtretër të lirë në kovid- qendrat.
Gjatë ditës regjistrohen pacientë të shëruar me çka do të lirohen shtretër në mënyrë shtesë. MSH është në kontakt të vazhdueshëm me gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë kapacitetet e reparteve do të zgjerohen, qëndron në kumtesë.