Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 497 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, kishte gjithsej 15 pranime në klinikat interne dhe një pacient u hospitalizua në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Institutin e TBC-së, tre pacientë në Klinikën e Dermatovenereologjisë. Gjashtë pacientë të rinj u pranuan në ORL dhe dy në Klinikën e syve.
Në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar nëntë të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë lëshuar 13 pacientë të shëruar.
Për momentin, 27 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e lëkurës në kovid – qendër, 30 pacientë në Klinikën e neurologjisë, dhe gjithsej 50 pacientë me simptoma të virusit korona janë pranuar në Institutin e TBC, aktualisht 25 pacientë janë akomoduar në qendrën Kovid të Klinikës për nefrologji, në Klinikën e sëmundjeve të syrit 20 pacientë, dhe në ORL24 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë 26 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 107 të infektuar, në Kliniken e sëmundjeve infektive janë hospitalizuar 145 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve infektive në Kozle ka 43 pacientë.
Gjithsej 497 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orën 8 kishte rreth 30 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet shtesë të lirohen në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë.