Trupi Rregullator për Ilaçe EMA sot rekomandoi vaksinë kundër Kovid-19 nga kompanitë farmaceutike Fajzer dhe BionTek.
EMA rekomandon që Komisioni Evropian tani të ndajë leje të kushtëzuar për vënie në qarkullim të vaksinës, që duhet të ndodh për dy ditë.
Shpërndarja e vaksinave të para kundër Kovid-19 mes vendeve-anëtare të BE-së mund të fillojë në të njëjtën kohë më 26 dhjetor, ndërsa vaksinimet një ditë më vonë.
BE-ja potencon se kushtet për vaksinim do të varen nga strategjitë nacionale të vendeve-anëtare.