Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takim me gazetarët deklaroi se pret shumicë prej 61 deputetëve në mbledhjen e 22-të që duhet të fillojë sot për votim të nevojës për miratim të plotësimit të Rregullores për punë të Kuvendit. Më pas duhet të mbajë mbledhje Komisioni për çështje të mandatit dhe rregullores, i cili duhet ta shqyrtojë si dhe amandamentet e mundshme.
Xhaferi thotë se tani për tani nuk ka paralajmërime nga opozita për amendamente për plotësim, por thotë se do të jap kohë të mjaftueshme nëse ka nevojë për diçka të tillë.
Opozita, thotë ai, i referohet nenit 69 të Kushtetutës, por nuk thotë se ka amendamente në këtë nen në të cilin potencohet se Kuvendi mund të vendos nëse në seancë merr pjesë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi vendos me shumicë të votave nga deputetët e pranishëm, ndërsa me të paktën një të tretën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, nëse me Kushtetutë nuk është paraparë shumicë e posaçme. Në nenin e tretë të amendamentit, thotë Xhaferi, qëndron se me këtë amendament zëvendësohet neni 69 i Kushtetutës.
Qëllimi i plotësimit të Rregullores, sip thotë, është që deputetët të kyçen onllajn nëse kanë vendim për izolim dhe nëse janë dy, tre apo pesë, e jo tërë Kuvendi të punojë onllajn. Sipas Xhaferit, kjo do të vlente në kushte të pandemisë dhe nuk është ideja deputeti “që fle në shtëpi” të kyçet onllajn këtu ata që kanë vendim për izolim dhe nuk kanë pasoja më të rënda nga sëmundja, ndërsa formalisht nuk mund të marrin pjesë në mbledhje.
“E drejtë dhe detyrë e deputetëve të marrin pjesë në punën e Kuvendit, potencoi Xhaferi duke shtuar se deputetët opozitarë janë të pranishëm në mbledhje, e më pas pesë minuta para votimit dalin nga salla.
Kryetari i Kuvendit thotë se për shkak të pamundësisë për votim për shkak të mungesës së shumicës, ka ligje të cilat ende janë në procedurë kuvendore.
“Ka pjesë nga ligjet të cilët edhe pse janë me procedurë të shkurtuar, për ta nuk kanë mbajtur mbledhje komisionet”, tha Xhaferi.
Në mbledhjen e sotme mund të gjendet edhe pika në rend dite për zgjedhje të nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa mund të ketë edhe materiale të tjera.
Për atë se kur do të vazhdojnë mbledhjet e 20-t dhe 21-të në të cilat ka seanca të pavotuara, tha se mundet sot, por varet nga ajo se si do të zhvillohet puna e mbledhjes së re.
“Nesër vazhdon debati për Buxhetin. Debati në komision duhet të përfundojë më 5 dhjetor, ndërsa në seancë plenare më 14 dhjetor”, tha Xhaferi, i cili paralajmëroi se Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të votohet deri më 18 dhjetor.
Për atë nëse dhe kur do të mbahet debati për Deklaratën për Bullgarinë të Së Majtës, kryetari i Kuvendit thotë se përfaqësuesi i tyre duhet të vijë në koordinim në mënyrë që të dakordohen.
Më 30 dhjetor duhet të mbahet edhe mbledhja e parë për pyetje të deputetëve, pas kalimit të 100 ditëve nga formimi i Qeverisë së re, e gjithashtu është bërë kërkesë për marrëveshje për termin për fjalim të vitit të ri të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.
Lidhur me punën e Komisionit për politikë të jashtme dhe për referimet e tjera të ambasadorëve të rinj, Xhaferi thotë se për mosmbajtjen e mbledhjeve duhet të pyetet kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski.