Kategoritë

SHOQËRI Zero tolerancë për të gjitha format e dhunës së bazuar gjinore

Sot, 25 nëntori, shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për faktin se gratë në të gjithë botën janë viktima të përdhunimit, dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, këtë vit dhe me pandeminë KOVID-19, të dhënat dhe raportet e reja tregojnë se të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave janë rritur, me një theks të veçantë në dhunën në familje.

Presidenti Stevo Pendarovski u kyç në fushatën globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore” të Kombeve të Bashkuara, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe parandalim të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës së bazuar gjinore.

“Është e detyrueshme që secili pren nesh të ketë zero tolerancë ndaj të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, në çdo sferë – në familje, në shkolla, në institucione, në vende të punës, në internet, në mediume, në hapësirat publike”, thotë presidenti Pendarovski në porosinë me rastin e fushatës.

Pandemia, thotë ai, na përkujtoi se shtëpia nuk është vendi më i sigurt për shumë gra dhe fëmijë, viktima të dhunës së bazuar familjare dhe gjinore, sepse shifrat tregojnë numër alarmant të rasteve të këtilla, edhe tek ne edhe në botë. Numrat e rritur, sipas presidentit Pendarovski, janë sinjali i fundit se na nevojitet përgjigje e përforcuar nga institucionet dhe strategji gjithpërfshirëse dhe mbështetje për viktimat e dhunës.

“Me ratifikimin e Konventës së Stambollit dhe Planit të aksionit për zbatimin e saj bëmë hap të rëndësishëm në përmirësimin e mekanizmave institucionale për preventivë dhe mbrojtje nga dhuna e bazuar gjinore. Megjithatë, për rezultate më të mira nevojiten mbështetje buxhetore, përkushtim dhe bashkëpunim mes institucioneve edhe në nivel nacional edhe në nivel lokal. Nevojitet qasje sistematike në edukimin për njohje të të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, si dhe mbrojtje, parandalim, paraqitje të dhunës, dëgjim dhe mbështetje të viktimave”, porositë Pendarovski.

Ai potencoi edhe se nevojitet secili pre nesh të marrë përgjegjësi.

“Çdoherë kur jemi dëshmitarë të dhunës ndaj grave dhe vajzave apo dhunës familjare, detyrë e jona, para së gjithash, është që si njerëz të paraqesim dhe t’u japim mbështetje dhe ndihmë viktimave. Kërkoni ndihmë dhe paraqitni dhunë në polici, në qendrat për punë sociale, në linjat SOS, tek organizatat qytetare, informoni miqtë tuaj më të afërt apo të afërmit. Nëse dëshirojmë shoqëri të qytetarëve të lirë dhe dinjitozë, duhet t’u mundësojmë të gjithëve të kenë vendin e tyre në komunitetin në të cilin ndjehen të sigurt. Të luftojmë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe kundër të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, çdo ditë, të gjithë së bashku”, thotë presidenti Pendarovski.

Në shenjë mbështetjeje për fushatën, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Villa Vodno” është ndriçuar në ngjyrë portokalli.

Shoqëria në tërësi, ne si përfaqësues të institucioneve kryesore kompetente për mundësimin e kushteve për praktikimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut, po punojmë në drejtim të njohjes së dhunës së bazuar gjinore dhe dhunës mbi gruan, detektimin në kohë dhe veprimin aktive gjatë ndërmarrjes së masave për parandalimin e saj.

Këtë e porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin në ngjarjen onlajn “16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore” që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe nxitjen e të menduarit për kontributin individual dhe kolektiv në luftën për parandalimin e dhunës së bazuar gjinore, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Kjo është kështu jo vetëm konceptin tashmë të vendosur për zero tolerancë, por edhe për shkak të faktit të dukshëm se kjo dukuri sociodevijuese ka potencial për reflektime tërësisht destruktive mbi viktimat e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë të këtij lloji të dhunës”, theksoi Spasovski, duke shtuar se çështja është veçanërisht e rëndësishme në periudhën e pandemisë, që nënkupton vendosjen e masave restriktive të cilat dalin nga gjendja e krizës, para së gjithash për shkak rrezikut problemi të marrë tendenca në rritje.

Sipas tij, dhuna e bazuar gjinore, e cila nga aspekti penalo-juridik, por edhe nga aspekti i praktikës policore, paraqet motiv mbizotërues në pjesën e dhunës në familje, është sfidë me të cilën të gjitha shoqëritë moderne merren në mënyrë serioze.

Me rëndësi të madhe, potencoi, është qasja multisektoriale në zgjidhjen e këtij problemi i cili nuk duhet lënë pas dore, e cila temë ndodhet lartë në agjendën e aktiviteteve të OKB-së si thelbësore në etablimin e mëtejmë dhe mbrojtjen e të drejtave gjinore, veçanërisht të të drejtave të grave.