Kompania “AstraZaneka” sot kumtoi se vaksina që po zhvillon kundër koronavirusit mund të jetë efektive në 90 për qind të rasteve dhe se nuk ka efekte anësore, ndërsa Kryeministri britanik, Boris Xhonson e vlerësoi këtë lajm si “fantastik”.
Mediat britanike, transmetojnë se me këtë informacion, kompania “AstraZaneka” është bërë një tjetër në serinë e gjigantëve farmaceutikë që kanë publikuar të dhëna pozitive në lidhje me vaksinën që po zhvillojnë për ta luftuar koronavirusin.
Më herët, këtë e publikoi “Fajzer”, “Moderna” dhe “Gamaleja” e Rusisë, e cila po zhvillon vaksinën “Sputnik V”.
Kryeministri britanik Boris Xhonson tha sot në mëngjes se lajmet për vaksinën e re, efektive të “AstraZeneka”, të zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ishin “fantastike”, por që është e nevojshme të realizohen kontrolle shtesë të sigurisë.
“Do të ketë kontrolle shtesë të sigurisë së vaksinave, por këto janë rezultate fantastike”, tha kryeministri britanik, i cituar nga mediat britanike.