Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020 gjatë presidencës gjermane të BE-së, ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir, në takimin e sotëm të punës në Shkup.
Kryeministri Zaev, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar nënvizoi se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe qëllim strategjik i vendit, me çka shtoi se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nga marsi i vitit 2020, vërtetuan se vendi është i përgatitur që ti hap bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.
U konstatua se duke i ndjekur rekomandimet të përfshira në Raportin e Komisionit për vitin 2020. Qeveria bënë përpjekje të fuqishme që ti përforcoj reformat vendore të Bashkimit Evropian në mënyrë efikase dhe gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj, Kryeministri Zaev shprehi falënderim për planin e miratuar për investimet ekonomike nga Bashkimi Evropian, si një sinjal i fuqishëm për përkushtimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për përparimin ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori Gir gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur çështje të hapura të pazgjidhura dypalëshe.
Nga ana e tij, Ambasadori përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të vazhduar të bëjë përparim në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian.
Në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, ambasadori Gir përkujtoj mbështetjen gjithëpërfshirëse që Bashkimi Evropian i jep Maqedonisë Veriore në këtë drejtim, në fushën e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes makro-financiare dhe mbrojtjen e vendeve të punës.
Në takim, është rëndë dakord se plani ekonomik dhe i investimeve i miratuar nga Bashkimi Evropian, i prezantuar nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhei në tetor, ofron veçanërisht mbështetje premtuese për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia përmes investimeve të konsiderueshme në agjendën e ndërlidhjes, agjendës së gjelbër, biznesin dhe kapitalin njerëzor.
Ndër të tjera, është biseduar edhe për rezultatin e Samitit të Procesit të Berlinit, në të cilin Maqedonia e Veriut ishte bashkë-nikoqir me Bullgarinë në 10 nëntor.
Ambasadori përshëndeti angazhimet e ndërmarra për të vendosur një treg të përbashkët rajonal bazuar në parimet e tregut të vetëm të BE – liri e lëvizjes së kapitalit, mallrave, personave dhe shërbimeve, me çka është theksuar se këto aktivitete premtojnë përfitime të konsiderueshme, të cilat do të dalin nga integrimi më i madh brenda në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.
Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, për të cilin u angazhuan udhëheqësit dhe që vendosën rrugën për zgjidhjen e disa prej çështjeve më të ndjeshme të kohës sonë, duke përfshirë ndryshimet e klimës, degradimet e ambientit jetësor dhe humbjen e biodiversitetit.