Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në mëngjes bëri një turne nëpër klinikat interne në Kampusin klinik “Nëna Terezë”. Ai e vizitoi edhe kovid qendrën e re të hapur në Klinikën për sëmundje të syve, e cila prej në mëngjes filloi me punë.
“Gjithë sistemi shëndetësor është i koordinuar dhe harmonizuar me të gjitha institucionet shëndetësore publike. Në të gjitha institucionet punon kuadër profesional mjekësor. Punonjësit shëndetësor janë të lodhur, megjithatë ato nuk tërhiqen dhe e japin maksimumin e tyre në trajtimin e pacientëve”, deklaroi Filipçe.
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në kovid qendrën në Klinikën për sëmundje të syve është hospitalizuar pacienti i parë, ndërsa gjithë reparti disponon me kapacitet prej 23 shtretërve.
“Klinika është e gatshme të ndihmojë në kujdesin e atyre pacientëve që u nevojitet hospitalizim dhe mbështetje oksigjenike, potencojnë nga Ministria.
Hapi i ardhshëm, shtojnë, është rritja e kapaciteteve spitalore me 50 shtretër për kovid pacientë dhe në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt.
“Në ditët në vijim pritet të kompletohet ky institucion, në të cilin për momentin vendoset furnizim qendror i oksigjenit”, citohet në kumtesë.