Një numër i madh i inspektorëve në nivel të komunave, të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratit të mjedisit jetësor, bashkëpunimi i tyre me sektorin joqeveritar dhe mediumet dhe transparenca e rritur, përfshirja e qytetarëve në paraqitjen e ndotësve të caktuar, dhe gjoba të rritura për ndotësit janë komponentat më të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e mjedisit jetësor.
Kjo ishte përfunduar në konferencën e sotme “Si deri te kontrolli inspektues efikas kundër ndotjes?”, të zbatuar nga Instituti i gjelbër në bashkëpunim me Byro de Heling nga Holanda.
Liljana Popovska nga RDM në konferencë potencoi se krahas koordinimit të inspekcioneve për mjedis jetësor në nivel lokal dhe shtetëror, duhet të rritet numri i inspektorëve të paktën dhjetë herë. Ato, siç tha, duhet të trajnohen mirë, të kenë profile të ndryshme profesionale si për shembull inxhinierët kimik, teknologët, inxhinierët ndërtimor, hidroinxhenering, juristë për interpretime të ligjeve, biologë për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Ajo shtoi se na nevojiten edhe mjaft laboratori të akredituara. Sipas saj, duhet të paktën dhjetë herë më shumë laboratori të akredituara dhe të pajisura mirë të ekzistojnë me instrumente të qarta matëse për paletë shumë më të gjërë të ndotësve se sa që është tani, sepse siç potencoi, nuk janë ndotës vetëm pesë, gjashtë substanca të cilat maten te ne, ka më shumë.
Popovska potencoi se duhet të bëhet edhe listë e qartë e karburanteve të lejuara dhe listë e karburanteve të ndaluara, sepse karburantet janë ndotësit më të mëdhenj në industri dhe amvisëri.
Maja Moraçanin, deputete dhe kryetare e partisë së gjelbër RDM në fjalim në konferencë tha se së pari duhet të rritet numri i inspektorëve lokal, në nivel të komunave, në nivel të Qytetit të Shkupit por gjithashtu edhe në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor.
Ajo shtoi se të rëndësishme janë edhe trajnimet e rregullta të inspektorëve, sepse siç tha, në periudhën e fundit u pa se inspektorët nuk kanë mjaft njohuri se si në mënyrë efikase të zbatohen kontrollet inspektuese. E rëndësishme është sipas saj, edhe transparenca e rritur e këtyre inspektorateve.
Është e nevojshme sipas Moraçanin, edhe përfshirje më e madhe e organizatave qytetare.
Nevena Georgievska nga Iniciativa O2 në konferencë potencoi se edhe rregullorja ligjore dhe implementimi i saj në terren është gjithashtu shumë i rëndësishëm që të kemi disa rezultate në lidhje me zvogëlimin e ndotjes.
Tatjana Çakulev nga Koalicioni O2 tha se gjobat për ndotësit vetvetiu janë të ulëta.