Dita kur Bullgaria vendosi veto për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut nuk ishte e mirë, as për Evropën, e as për perspektivën evropiane të rajonit tonë, ndërsa veçanërisht jo për ne, tha zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për gazetën vjeneze “Standard”.
Ai potencoi se vetoja bullgare dërgon sinjal shumë të keq për rajonin e Ballkanit Perëndimor se BE-ja nuk e njohu atë që deri më tani e arriti vendi, i cili në tre e gjysmë vitet e fundit i zgjodhi problemet me fqinjët, bëri hapa të mëdhenj drejtë shoqërisë së hapur, demokratike dhe multietnike dhe zbatoi reforma për ndërtim të shtetit juridik.
Megjithatë, sipas Dimitrovit, tani dëshirojmë ta parandalojmë dëshpërimin dhe nacionalizmin dhe për këtë edhe nëse nuk arrijmë ta zhbllokojmë veton bullgare, kthehemi drejtë shteteve mike të Unionit, që të mundemi t’i arrijmë standardet evropiane pa procesin e anëtarësimit drejtë BE-së.
“Nëse procesi ynë i anëtarësimit vendoset aq shumë në problem bilateral që diskutimet për historinë të bëhen më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit, pavarësia në gjyqësor, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, mjedisi dhe energjia, atëherë ai nuk është proces që evropianizon, por proces që ballkanizon. Për këtë neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjet të miqve të cilët janë këtu që të na ndihmojnë dhe duhet të vendosim qëllime të qarta dhe të punojmë në to. Sepse nuk do të duhej të humbim kohë”, tha Dimitrov.
Zëvendëskryeministri thekson se vendi nuk heq dorë nga bisedimet me Sofjen, por potencoi se nuk do të bisedojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim.
“Kjo është pjesë e një procesi historik, e jo vendim politik. Ne ia kemi borxh popullit tonë mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit”, thekson Dimitrovi, duke shtuar se në Evropë në shekullin 21 nuk do të duhej të ketë hapësirë për debat të tillë, sepse gjuha jonë është puna jonë, ndërsa vendosja në pikëpyetje e gjuhës dhe identiteti të fqinjit nuk është fqinjësi e mirë, ndërsa në vitin 2020 nuk është edhe e hijshme.
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane potencoi se ajo “kush jemi ne – maqedonas dhe çfarë gjuhë flasim – maqedonase” – është çështje e brendshme dhe çështje e vetëvendosjes.
“Është rëndë të kuptohet se në nenin 3 të Marrëveshjes së Lisbonës, BE-ja e pranon respektimin e diveristetit kulturor dhe gjuhësor, ndërsa njëkohësisht gjuha maqedonase paraqet pengesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Kjo nuk është sfidë vetëm për neve, por edhe për Bashkimin Evropian si bashkësi e vlerave. Këtu, në rajon, ne kemi histori të pasur, por dukshëm nuk arrijmë të krijojmë të ardhme të mjaftueshme”, theksoi Dimitrov.
Ai përkujton se me Marrëveshjen me Bullgarinë ishte formuar Komisioni i Përzier i Historianëve, të cilët duhet të debatojnë për çështje historike, por, siç thekson, në javët dhe muajt e fundit debati për çështjet historike u bë dominant dhe e minon procesin politik dhe marrëdhëniet e ndërsjella.
“Historianët bullgarë i hodhën poshtë ato raporte në të cilat paraqitej mbiemri ‘maqedonas’. Dhe kështu kjo çështje e identitetit u bë pengesë në punën e Komisionit. Por sinqerisht: nëse marrëveshja e përsosur në të gjitha anët për çështjet historike do të ishte parakusht, atëherë Bashkimi Evropian asnjëherë as nuk do të krijohej. Në shkencën moderne koncepti i ‘së vërtetës historike’ është vjetërsuar. Tani flitet për multiperspektivizëm. Gjatë anëtarësimit duhet gjithashtu të flitet për atë, për miratimin e të drejtës së Bashkësisë dhe parimeve evropiane, e jo çështje qendrore të jetë historia”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.
Dimitrov theksoi se vendi ka mbështetje të madhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, duke shtuar se presidenca gjermane me Unionin do të vazhdojë të punojë në atë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në dhjetor.
“Ndërsa ne edhe më tutje do të kemi kujdes në atë që askujt të mos i japim shkak që të na bllokojë. Por, kjo nuk domethënë se do të bisedohet për diçka që nuk mund të bisedohet. Ne do ta evropianizojmë Maqedoninë e Veriut në këtë ose atë mënyrë. Nëse ekziston zgjidhje dinjitoze për këtë sfidë ne në tërësi do ta përdorim procesin inkuadrues; nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do t’i shfrytëzojmë rrjetet e miqve tanë dhe do të punojmë në atë që ta mbajmë vendin në formë të mirë kur të ndryshojë situata”, thekson Dimitrovi në intervistën për “Standard”.