Artistët e muzikës, Vllatko Stefanovski, Nikolla Perevski, Karolina Goçeva, Tamara Todevska dhe Ruzhica Millosheska Brçioska e mbështesin fushatën “UnëMbajëMaskë” edhe përmes video mesazhit porosisin se mbajtja e maskës do të thotë së shpejti hapje e sallave të koncerteve, shoqërim me sipmatizuesit, por edhe kujdes personal, dhe përgjegjësi për shëndetin e të tjerëve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Secili prej nesh, siç theksohet, ka përgjegjësinë të kujdeset për shëndetin e vet, por edhe të kujdeset për shëndetin e të dashurve tanë. Mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe larja e shpeshtë e duarve janë aktualisht të vetmet masa që mund ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
Pas ndryshimeve të miratuara dhe të plotësuara në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, është në fuqi masa për mbajtjen e mbrojtjes personale: maskë për frymëmarrje, maskë e disponueshme kirurgjikale, maskë tekstili që mund të përdoret disa herë, shami mëndafshi ose shami pambuku ose shall etj. Gjatë daljes nga shtëpia, përkatësisht gjatë lëvizjes në vende publike dhe zona të tipit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transportin publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura të operatorëve të cilët për shkak të natyrës së tyre të aktivitetit paraqesin vend tubimi për më shumë persona (institucionet shtetërore, marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, dhomat e pritjes, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe ngjashëm”, theksojnë nga Ministria.
Kjo masë nuk vlen gjatë sportit në hapësirë të hapur ose të mbyllur në përputhje me protokollet specifike të mbrojtjes (distancë, dezinfektim, etj.), gjatë drejtimit të automjetit privat nëse shoferi është vetëm ose me një person / persona me të cilët ai / ajo jeton në bashkësi; gjatë qëndrimit në oborrin e një shtëpie familjare vetëm ose me një person / persona me të cilët / që jetojnë së bashku në një bashkësi; gjatë uljes në një objekt hotelierik në përputhje me protokollet specifike për mbrojtje (distancë, dezinfektim, etj.); nëse përdoret një lloj tjetër i pajisjeve mbrojtëse specifike për vendin e punës së caktuar; nëse personi është më i ri se 6 vjeç (fëmijë); dhe nëse personi ka gjendje të veçantë shëndetësore, është një person me nevoja të veçanta ose është një person me aftësi të kufizuara për të cilin shkak mbajtja e mbrojtjes personale të personit do të ishte problematike ose kundërindikuar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat e mbrojtjes, sepse ato janë thelbësore në luftën kundër Kovid-19.