Sot në Sofje do të mbahet Samiti i liderëve për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, nikoqirë të të cilit këtë vit janë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Delegacionin e Maqedonisë në Samit e udhëheq kryeministri i Republikës së Maqedonisë të Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Bytyqi dhe Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Me Samitin, i cili për shkak të pandemisë me KOVID-19 do të mbahet përmes video konferencës, do ta udhëheqin kryeministrat i Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, kurse fjalime do të mbajnë kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel, me nismën e së cilës filloi dhe po realizohet Procesi i Berlinit një përfaqësues i Komisionit Evropian, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal Majlinda Bregu dhe drejtori i sekretariatit të CEFTA-s Emir Xhikiq.
Në sesionin plenar të Samitit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit pritet të marrin pjesë liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe zëvendëskryetari i Komisionit Evropian Zhozep Borel dhe eurokomisari për fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhej.
Në Samit pritet të miratohen Planin katërvjeçar i veprimit për Tregun e përbashkët rajonal, për të cilin shefat e shteteve dhe Qeverive do të nënshkruajnë deklaratë, si dhe deklaratë për agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Si logjistikë e këtyre dokumenteve strategjike, në Samitin e Sofjes do të miratohen disa memorandume dhe protokolle të tilla si Memorandumi i standardeve të përbashkëta rajonale për marrëveshjet ndërkombëtare të investimeve dhe protokolli për qasje të hapur në infrastrukturat kërkimore të Ballkanit Perëndimor.
Shërbimi për media i qeverisë informon se deklaratat janë planifikuar të fillojnë rreth orës 12:45 , por për shkak të kohës së kufizuar të liderëve, nuk janë paraparë pyetje të gazetarëve.
Samiti do të mund të ndiqet në kanalet onlajn të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.