Ministria e Shëndetësisë informon se prej sot, testimi me analiza të shpejta antigjenike po kryhet në gjashtë pika në Shkup. Testet kryhen në poliklinikat “Gjorçe Petrov”, “Çair”, “Çento”, “Bit Pazar”, “Jane Sandanski” dhe “Mlin Ballkan”.
“Këto teste janë për të zbuluar koronavirusin, e jo antitrupat. Rezultatet e testit të shpejtë merren për 10 deri në 15 minuta. Testet e shpejta janë planifikuar nga mjeku amë, sipas një algoritmi të paracaktuar, ndërsa nga kriteret është që simptomat e Kovid-19 të mos zgjasin më shumë se pesë ditë nga fillimi i testimeve. Algoritmi i testimit është bërë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, ndërsa mjeku amë, bazuar në anamnezën, bën vlerësim nëse pacientit do t’i merret mostra për testin PCR ose testin e shpejtë të antigjenit”, shpjegoi Ministria e Shëndetësisë.
Datat e testimit për analiza të shpejtë do të shkojnë përmes “Termini Im”. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se edhe nëse testi i shpejtë është negativ, por simptomat sugjerojnë Kovid-19, atëherë mjeku amë mund të vlerësojë të kryejë të bëhët edhe test shtesë PCR.
“Analizat e shpejta do të rrisin kapacitetin e testimit të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë përpiqet për sa më shumë teste në mënyrë që të regjistrojë rastet pozitive dhe nivelin e trajtimit në kohë dhe izolimin nga mjedisi. Ministria e Shëndetësisë do të rrisë vazhdimisht kapacitetin për dy testimet PCR dhe analiza të shpejta në tërë shtetin”, njoftojnë nga Ministria.