Procesi i Berlinit gjithnjë ka lidhje edhe me pajtim të mospajtimeve dhe trashëgimisë nga e kaluara, dhe shpresojmë se ky proces do të vazhdojë. Për rajonin atë që duhet ta them është se duhet të merreni vesh me njëri-tjetrin. Mos harroni, sepse është shumë me rëndësi, porositi kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeministrin bullgar Bojko Borisov pas Samitit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Sofje.
“Ky samit, që organizohet nga dy shtete prej të cilave njëri vend anëtar ndërsa tjetri vend kandidat, zhvillohet nën rrethana të rënduara dhe është mirë që na dëshmuat se mund ta mbani konferencën edhe në këto kushte të rënda dhe mund ta supozoj progresin të cilin e arritët”, vlerësoi Merkeli.
Theksoi se formimi i tregut të përbashkët është përcaktim i rëndësishëm si porosi për ekonomitë tona dhe vendosjen e katër lirive do të japë impuls si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë.
“Dëshiroj t’ju uroj edhe për atë që u morët vesh rreth agjendës së gjelbër dhe kjo dëshmon se të gjithë ne jemi të interesuar që të ndërtojmë ekonomi që është e aftë të mundësojë kalim drejtë ekonomisë pa dyoksid karbon dhe avancim të agjendës dhe ndryshimeve klimatike, si dhe Kovid-19, mbeten sfidë e madhe e cila do të jetë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Merkeli.
Theksoi edhe se Konferenca Rinore RIKO, e vendosur në kuadër të procesit të Berlinit, ka mundësuar që të takohen të rinj nga Ballkani dhe shfaqi kënaqësi që ata i përfshijnë edhe nxënësit dhe shkollat. Në këtë kontekst iu bëri thirrje edhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta avancojnë bashkëpunimin edhe në shkencë, sepse, siç tha, kjo është mënyra më e mirë që të promovohet hulumtim i dhe zhvillimi i inovacioneve.
“Dëshiroj t’ju bëj thirrje pas këtij takimi në Sofje, të gjithë të vini në Berlin vitin e ardhshëm gjatë verës shpresoj se do të jetë i mundur ky takim, dhe edhe një herë do të shqyrtojmë se deri ku kemi arritur me Procesin e Berlinit”, përfundoi kancelarja gjermane Merkel.