Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së u takuan të premten për të kapërcyer qor sokakun, por nuk arritën ta bindnin Bullgarinë të lëshojë pe, duke shkaktuar frustrim midis diplomatëve evropianë, të cilët thonë se Sofja vonon agjendën shumë të rëndësishme të BE-së për zgjerimin me një problem plotësisht të brendshëm, i cili duhet të zgjidhet në nivel bilateral me Maqedoninë e Veriut,” shkruan sot Politiko.
“Taktikat bullgare e sforcimit mund të jetë efektive në arritjen e rezultateve nëntokësore në Sofje, por janë jashtëzakonisht të papranueshme në nivelin e BE-së,” tha një diplomat evropian për Politikon.
Artikulli i Politikos thotë se nëse Bullgaria, e izoluar siç ka qenë deri më tani, vazhdon qëndrimin e saj pa kompromis, ajo do të humbasë vullnetin e mirë që gëzon midis vendeve anëtare.
Teksti kujton se Ministria e Punëve të Jashtme bullgare doli me qëndrimin se zgjidhja aktuale nuk ofron garanci ligjore, siç kërkohet nga Bullgaria, në lidhje me mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria ka informuar KE-në se nuk mund të pranojë kornizën e ofruar të negociatave për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, qëndrim të cilin të premten e i shprehi ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva.
Kjo shkel qëllimin e presidencës gjermane me BE-në për të vazhduar procesin e zgjerimit këtë vit, thotë “Politiko” dhe shton se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë një mosmarrëveshje mbi historinë dhe gjuhën, ku Sofja i kërkon Shkupit të njohë që kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare, si dhe të heqin dorë nga pretendimet se ekziston një pakicë maqedonase në Bullgari.