Seanca e sotme për rastin “TNT” nuk do të mbahet për shkak pengesave shëndetësore të prokurorit kompetent, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.
Është shtyrë edhe seanca e ardhshme që u caktua për më 11 nëntor, për të cilën palët tashmë janë informuar.
Vazhdimi i seancës kryesore të “TNT” do të caktohet pasi të krijohen kushtet për atë, sipas Gjykatës Penale.
Rasti TNT ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të investuesit Fijat Canovski.
Disa njerëz janë të akuzuar për veprën, përfshirë ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetarin e atëhershëm të Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovskit, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet në mungesë.