Gjykata Kushtetuese e anuloi vendosjen e nismës për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 11-a nga Ligji për plotësim të Ligjit për amnisti nga viti 2016.
Nisma u ndërmor për të zgjidhur dilemën nëse ish presidenti Gjorge Ivanov ka mundur ta tërheqë amnistinë për 56 persona në vitin 2016, shumica të përfshirë në lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike.
Gjykatësi Osman Kadriu kërkoi para se të vendoset sipas kësaj pike sërish të diskutohet për çka mori mbështetje nga tre gjykatës.
Ky nen i Ligjit parashikon që presidenti i Republikës ta anulojë faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje në afat prej 30 ditëve nga dita e sjelljes së këtij ligji, me ç’rast presidenti nuk obligohet ta arsyetojë vendimin.
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq dje në konferencën për shtyp nuk donte të komentojë se si do të jetë rrjedha e debatit të Gjykatës Kushtetuese sipas nismës në lidhje me nenin 11a të Ligjit për amnisti, por siç tha, është i bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta zbardhë këtë situatë.
“Ky është proces i rëndësishëm dhe nuk duhet të paragjykojmë se cili do të jetë debati i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nenin 11a të Ligjit për amnisti që të mos bëhet ç’farëdo lloj ndikimi. Nuk do të dëshiroja të komentoj. Për ne më e rëndësishme është drejtësia, shteti juridik dhe qeverisja e së drejtës si parim. Besoj se do të kemi vendim ose ndonjë lloj sqarimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili do ta zbardhë këtë situatë”, tha Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.