Rëndësia e zhvillimit afatgjatë ekonomik dhe ambienti i parashikueshëm i biznesit, si dhe bashkimi i të gjithë aktorëve në prioritetet kryesore që duhet të përmirësojnë të ardhmen e Maqedonisë të Veriut, u theksua në onllajn takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi me bordin Maqedonia 2025, kryetaren Vera Stavrof, Majk Zafirovski dhe Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia 2025.
Siç kumtoi shërbimit për shtyp i Qeverisë, në takim u konkludua se për kompanitë vendase, është me rëndësi të madhe përmirësimi i konkurrencës dhe produktivitetit, nëse duam të kemi shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Për më tepër, u theksua rëndësia e hapjes për bashkëpunim me qëllim krijimin e një klime e begatë ekonomike për mundësi më të mira për qytetarët, ekonominë dhe investitorët e huaj.
Kryeministri Zaev theksoi angazhimin e Qeverisë për menaxhimin e sfidave aktuale si rezultat të pandemisë për të zbutur pasojat, si dhe kohën e kushtuar nga të gjitha departamentet ekonomike në Qeveri për të krijuar strategji afatgjatë për zhvillimin e shtetit, e nevojshme për përmirësimin e ekonomisë dhe cilësisë së jetës.
Zaev theksoi se Qeveria mbështet bashkëpunimin me Maqedoninë 2025, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për përforcimin e komunikimit të biznesit ndërmjet komunitetit të biznesit maqedonas dhe diasporës së biznesit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përdorimit të potencialeve dhe transferimit të njohurive dhe praktikave pozitive.
Qeveria dhe përfaqësuesit e Maqedonisë 2025 gjithashtu biseduan për investimet në arsim dhe përforcimin e kapitalit njerëzor, risitë, respektimin e bazave demokratike të shoqërisë, luftën kundër korrupsionit dhe kujdesin për mjedisin.