Statusi i SHA – Posta e Maqedonisë së Veriut nuk do të zgjidhet deri në fund të vitit. Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, i pyetur nga gazetarët ku ka arritur procesi i privatizimit të postës, tha se nuk është në pyetje e privatizimi, por ristrukturimi i funksionimit të ndërmarrjes.
“Modeli që do të zgjidhet është një partneritet publik-privat ose përfundimisht privatizimi. Bëhet fjalë për proces që sapo ka filluar. Mendoj se në tremujorin e parë ose të dytë të vitit 2021 do të kemi vendim përfundimtar. Nuk është proces që përfundon në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Bytyqi, i cili është pjesë e ekipit qeveritar i angazhuar me përgatitjen e një studimi fizibilitetit që do të përcaktojë modelin për statusin e ardhshëm të postës.
Kryeministri Zoran Zaev para pak kohe ka deklaruar se vendet me të cilat po garojmë në këtë proces janë posta private ose posta me kapital kryesisht privat. Ai përmendi vendet si Sllovenia, Austria, Gjermania dhe Polonia si shembuj të suksesshëm të menaxhimit të postave.