Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbrëmshme ka shkarkuar dhe emëruar anëtarë nëpër borde udhëheqëse të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore, por edhe drejtorë të institucioneve, njofton Portalb.mk.
Aleksandar Rangjelloviq, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Hekurudhave të RMV-së, ndërkaq në vend të tij e ka propozuar Gjoko Ilievskin.
Verica Uzunova është liruar nga detyra e anëtarit të Bordit Mbikëqyrës të ELEM-it, ndërkaq në vend të saj është zgjedhur Sllagjana Bogdanoviq.
Qeveria mori vendim që t’i rekomandojë Kuvendit të Aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë, që t’i lirojë nga deytra anëtarët e Bordit të Drejtorëve edhe atë Sasho Velevski nga anëtari joekzekutiv, Zamir Mehmeti nga anëtari i pavarur joekzekutiv, Divna Eftimovska nga anëtari i pavarur joekzekutiv, Mirosllav Vujiq nga anëtari joekzekutiv dhe Sasho Simjanovski nga anëtari joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve.
Në vend të tyre, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve Qeveria propozon që të zgjedhën:
- Shkodrane Zenuni Dardhishta – anëtar joekzekutiv
- Bardhyl Nasufi – anëtar joekzekutiv
- Zoran Kitanov – anëtar ekzekutiv
- Nina Angellovska – anëtar i pavarur joekzekutiv
- Sadulla Duraku – anëtar i pavarur joekzekutiv
- Aqif Mehdiu – anëtar joekzekutiv
Qeveria është informuar për dorëheqjen e Viktor Petrushevskit nga detyra e anëtarit të Bordit të “Aeroportet e Maqedonisë së Veriut” në pronësi të shtetit dhe konkludoi që t’i rekomandohet Bordit Mbikëqyrës të Shoqërisë që për anëtar të Bordit Drejtues ta zgjedh, Trajçe Angellovskin.
Qeveria i ka rekomanduar Bordit Mbikëqyrës të Sh.A. Sllavija, që për anëtar të Bordit ta zgjedh Bllazhe Zafirovsin.
Mile Sugarev të shkarkohet nga detyra u.d. drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, ndërkaq në vend të tij të emërohet Stevo Kërstevski.
Për u.d. drejtor të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor është emëruar Biljana Jovanovska.
Qeveria e pranoi dorëheqjen e Sead Sadikovski, dhe i njëjti është shkarkuar nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq në Senat Ahmedi është emëruar për u.d. drejtor.
Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e u.d. drejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimit, Lidija Gjorshevska, ndërkaq në vend të saj është emëruar Elizabeta Naumovska.
Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e Adnan Xhaferiovskit nga pozita e drejtorit të Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në vend të tij është emëruar Bekim Maksuti.
Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e Agron Buxhakut nga pozita e drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në vend të tij është emëruar Stojançe Angellov.
Firus Memed, është shkarkuar nga detyra e zëvendës/drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, për shkak se i ka skaduar mandati.
- Qeveria e ka shkarkuar Amir Shabanin nga detyra e anëtarit të Bordit të Rrjetit Maqedonas Akademik për Hulumtime (MARnet).
- Qeveria e ka shkarkuar Zirap Ademin nga detyra zv/sdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.
- Qeveria e ka shkarkuar Arif Asanin nga detyra e zv/drejtorit të Agjencisë për Siguri Nacionale.
Blerim Idrizi është shkarkuar nga detyra e anëtarit të Bordit në NP Menaxhim me Kullotat, në këtë pozitë është emëruar Nezarim Alili.
Viktor Taleski është emëruar anëtar në Bordin e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Prilep.
Qeveria e ka shkarkuar Boban Tomeskin nga detyra e anëtarit të Komisionit të Sigurimit nga Përgjegjësia Automobilistike dhe për përfaqëues të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit e ka emëruar Zllate Simonovskin.
Qeveria ka konstatuar ndërprerje të mandatit për anëtarët e Bordeve të Shkollës Fillore për nxënës me nevoja të veçanta “Shën Klimenti i Ohrit” – Novo Sellë, Risto Zllatanov dhe Bllagica Stoillova.
Qeveria konstatoi ndëprerje të mandatit edhe për anëtaren e Bordit Udhëeqës të NP “Jasen”, Kalina Kusatska, ndërkaq në vend të saj është emëruar Olivera Popoviq.
Ministria e Shëndetësisë sot informoi se dr. Suad Zejnel nga Klinika e Pulmologjisë do të jetë drejtor i Institut të Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha, a dr. Bashkim Osmani do të udhëheqë me Klinikën e Reumatologjisë. Zejnel dhe Osmani vijnë në vendet e dr. Arben Llabënishta dhe dr. Filip Guçev.
Deri në fund të javës pritet të emërohen drejtorë edhe në Qendrën e Shëndetit Publik, Klinikën e Kardiologjisë, Toksikologjisë, Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, por edhe Institutit për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Fëmijët në Kozle.