Marrëveshja me Bullgarinë prej vitit 2017 është bazë e mirë dhe korrnizë për të vazhduar bisedat në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
“Më lejoni sot të ndodh biseda e kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe pastaj të njoftojmë për detajet”, shtoi Arsovski duke u përgjigjur në pyetjet për kërkesën e Bullgarisë për aneks të ri të Marrëveshjes dhe nëse kryeministri Zoran Zaev ka ndonjë propozim që do t’i prezantojë për sot në bisedën telefonike të paralajmëruar me kancelaren gjermane Merkel.
Sipas tij, qëndrimi i Qeverisë është se nuk ka nevojë për marrëveshje ose aneksi të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Në lidhje me çështjen e gjuhës maqedone, Arsovski potencon se tashmë është e qartë se gjuha dhe identiteti maqedonas janë fakte të konfirmuara nga KB-ja dhe Qeveria konsideron se për këtë nuk duhet të ketë dilema.
I pyetur për detaje dhe informata për atë se çka ndodh në lidhje me kontestin me Bullgarinë dhe me të cilat linja të kuqe shteti ynë ka biseduar në takimin në Berlin të hënën, zëdhënësi Arsovski përsëriti se kryeministri Zaev sot do të bisedojë me kancelaren gjermane Merkel dhe shprehu falënderim që Gjermania si kryesues i BE-së bën përpjekje për plotësimin e “qëllimit të përbashkët të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare dhe me atë emërimin e fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit”.
“Ky është sinjal për gjithë rajonin se me atë mbahet edhe kredibiliteti i BE-së që është interes i të gjithëve. Konkretisht, paralelisht zhvillohen kontaktet midis ministrive për punë të jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë moment vlerësojmë se në interes të atij procesi nuk duhet të nxirren detaje. Gjithsesi e rëndësishme është të përmendet se gjithë këto kontakte çojnë drejt mirëkuptimit të përbashkët dhe çdo mbledhje e re çon drejt përforcimit të besimit dhe afrimit të pozitave”, theksoi zëdhënësi qeveritar.
Ai potencon se vendi e respekton Marrëveshjen me Bullgarinë prej vitit 2017 dhe mbetet në qëndrimin se ai është korrnizë e shkëlqyer dhe ofron instrumente që të menaxhohen çështjet për të cilat Sofja zyrtare ka ndonjë brengë.
“Jemi të gatshëm të pranojmë sqarime në këtë drejtim dhe do ta apelojmë dhe dënojmë shprehjen e urejtjes në të dy vendet dhe duam t’u bëjmë thirrjer të gjithë faktorëve ta mbështesin këtë apel dhe së bashku të parandalojmë valë të re të urrejtjes në cilindo drejtim, që mund të ndikojë në ç’farëdo lloj mënyre, qoftë te negociatorët ose te Komisioni që merret me çështje historike”, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se dilemat për çështjet historike duhet t’i zgjidhin ekspertët e dy shteteve.