Kategoritë

EKONOMI Besimi: Përmirësimi i sistemit për menaxhim me financat, një nga prioritetet në suaza të bashkëpunimit me BB-në

Projekti për sistem informativ të integruar për menaxhim me financiat, i cili do të mundësojë  ndjekje të integruar  të të ardhurave dhe shpenzimeve nga  planifikimi i tyre deri në realizimin e tërësishëm, si dhe projektet për rrugë lokale, inovacione dhe konkurencë dhe për zhvillim të qëndrueshëm të komunave janë  projektet prioritare që duhet të realizohen  në suaza të strategjisë katër vjeçare për partneritet që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka me Bankën Botërore.

Kjo ishte potencuar  në mbledhjen e ministrit të Financave Fatmir Besimi , guvernatores së BP-së Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipet e Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore me nënkryetaren e Bankës Botërore  për Evropë dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, që u mbajt në suaza të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Në mbledhje siç kumtoi Ministria e Financave, është biseduar edhe për marrëveshjen e cila do të mundësojë realizim  të Projektit për ballafaqim urgjent me Kovid-19, e cila ishte nënshkruar këtë javë. Njëherit është biseduar edhe për Projektin për modernizim të bujqësisë, realizimi i së cilës do të mundësohet pas miratimit të Ligjit që është në procedurë kuvendore.

Në suaza të takimeve vjetore, ministri realizoi takim edhe me Xhorxhina Bejker, nënkryetare e Korporatës financiare ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupacionit të Bankës Botërore.

Në bashkëpunim me IFC-në,  për momentin zbatohen disa projekte, mes të cilave edhe projekti për Lidhshmëri të kompanive  nga Ballkani Perëndimor në pjesën e zinxhirit prodhues të vlerave. Projekti do të ndihmojë të vendoset platformë elektronike rajonale e cila  do t’i lidhë  ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kompanitë lokale dhe globale, për çka  në vijim është përpunimi i platformës. Në suaza të projektit do të punohet edhe në mbindërtimin dhe thellimin e kapacitetit të firmave lokale.