Në ditën e sotme, 2 gusht – Ilinden është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Luftërat tona për liri dhe drejtësi përmes Ilindenit në vitin 1903, e pastaj në Ilindenin e dytë në vitin 1944, janë shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë, porositi sot në fjalimin e tij në Kalanë e Shkupit, kryeministri Oliver Spasovski në solemnitetin me rastin e Ditës së Republikës 2 Gushti – Ilinden.
“Lufta e të gjithë ilindenasve tanë asnjëherë nuk ka qenë e motivuar as për territore, as për dominim të një shteti ndaj tjetrit. As të një populli ndaj tjetrit. Duke filluar nga Manifesti i Krushevës, e pastaj edhe me deklaratën dhe vendimet e KAÇKM-së në luftën për shtet të lirë dhe të drejtë, janë ftuar të gjithë qytetarët e ndershëm, qëllimmirë, pa dallim të gjinisë, fesë, bindjes dhe kombësisë, të udhëhequr vetëm nga dëshira për jetë më të mirë”, tha Spasovski.
Ai theksoi se në realizimin e këtij qëllimi, maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë tjerët, realizonin dhe ndanin fitore të përbashkëta, të cilat na mundësuan Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut, shtet anëtar i NATO-s, vend në rrugën drejt anëtarësimit në BE – vend, të cilin bashkësia ndërkombëtare e ka shpallur si rrëfim më të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në tre vitet e fundit.