Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mbajtën më 13, 14 dhe 15 korrik. Më 13 korrik votuan qytetarët e prekur nga Kovid – 19 nga shtëpitë e tyre ku janë në izolim, më 14 korrik votuan të sëmurët, të dobëtit dhe qytetarët në burgje.
Vlerësimi i përgjithshëm i procesit zgjedhor, sipas rezultateve fillestare të raporteve të përpunuara të monitorimit të CIVILit është se kemi pasur një proces zgjedhor delikat, por të suksesshëm, demokratik, të lirë dhe të sigurt në, por megjithatë i mbushur me tensione në shumë vende, dhe me një numër lëshimesh dhe madje edhe me parregullsi.
Gjatë numërimit të votave nga komisionet zgjedhore në Komisionin Shtetëror Zgjedhor , faqja e Komisionit pësoi sulm kibernetik, që shkaktoi ndalimin e punës dhe ishte i paarritshëm për publikun. KSHZ rifilloi numërimin e votave me dorë dhe doli me rezultatet fillestare (jozyrtare) në mbrëmjen e 16 korrikut.
Partitë politike paraqitën 2.142 ankesa për parregullsi zgjedhore pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhor. Të gjitha kundërshtimet janë hedhur poshtë.
Disa nga palët parashtruan ankesa në Gjykatën Administrative, dhe më pas KSHZ-ja do të dalë me rezultatet zyrtare përfundimtare për mandatet e fituara nga partitë politike që garuan në zgjedhjet.
Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, CIVILi mbajti pesë konferenca për shtyp me gjetjet nga raportimet e vëzhguesve. Më 16 korrik, CIVILi mbajti panel diskutimi me temën për analizat dhe vlerësimet pas zgjedhjeve, të adresuara nga Sasho Ordanoski, Jasna Baçovska dhe Visar Ademi. Pas panelit, CIVILi mbajti konferencë për shtyp me informacione paraprake për ditën e zgjedhjeve.
Ekipet monitoruese të CIVILit filluan me monitorimin e fushatës zgjedhore më 20 qershor, në drejtim të financimit të partive politike, lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe aktivitetet e partive politike gjatë heshtjes zgjedhore.
Ky proces zgjedhor u shoqërua me një fushatë të ashpër të zezë, e cila nuk e anashkaloi as CIVILin. Disa nga sulmet ishin dhe ende janë të drejtuara kundër individëve që janë pjesë e organizatës.Njëkohësisht, kohë, ka pasur shumë raste të presionit të drejtpërdrejtë dhe kërcënimeve ndaj vëzhguesve, që të heqin dorë nga vëzhgimi zgjedhor për CIVILin.
Organizata është e hapur për të gjitha informatat në lidhje me parregullsitë zgjedhore dhe shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht nëse ato vijnë nga akuza civile, burime partiake ose organizata tjera joqeveritare.