Kategoritë

MONITORIM Një rast i lajmeve të rreme, vazhdojnë provokimet ndaj vëzhguesve të CIVILit në Butel, shënohen disa raste të reja të parregullsive zgjedhore

Një votues ka dhënë  deklaratë për një nga televizionet,  pas votimit,  dhe ka pretenduar  se paneli ka qenë i ulët dhe se vëzhguesit i kishin sugjeruar se cilin të votojë. Vëzhguesi i CIVILit në raportimin nga ky vendvotim mohon se ngjarja është e vërtetë, gjegjësisht, se bëhet fjalë për dezinformatë.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=737807886984483&ref=external

Në VV 1371, në shkollën fillore Koço Racin në Prilep një person votoi me kartë identiteti të pavlefshme që është verejtur pas hedhjes së votës.

Një votues dha deklaratë në Kanal 5 pas votimit, duke thënë se paneli ka qenë i ulët dhe se vëzhguesit i kishin sugjeruar se për ken të votonte, gjë që sipas vëzhguesit nga CIVIL-i ështe gënjeshtër se dikush i kishte treguar për ken të votonte.

Në VV 1064/1 BZ i lejon një personi që të ndihmojë person të moshuar që ka vështirësi në të pamurit, por personi nuk e ndihmon por i thotë personit tjetër se çfarë të rrethojë.

Në VV 2936/1 komuna e Çairit në shkollën fillore Imri Elezi, BZ vendosi panelet njërën pas tjetrës, ndërsa para kësaj ato ishin të vendosura siç duhet. Arsyeja e zhvendosjes nuk dihet.

Provokim për vëzhguesit e CIVIL-it në VV 2920/1 në ShF Penko në komunën e Butelit, se ata marrin 5-6 mijë për vëzhgimin dhe janë pyetur pse Ju nga CIVIL-i bëjnë gjiro çdo pesë minuta, PSE ?

Në shkollën fillore Petar Zdravkovski Penko në Butel në VV2920/1, një anëtar zëvendës i bordit zgjedhor takon një të njohur para shkollës, e përshëndet dhe e pyet nëse e ka votuar LSDM-në.

Në shkollën fillore 25 maj, në Gazi Babë, në VV 2507/1 ka vetëm dy anëtarë të BZ nga gjithsej katër që duhet të jenë në detyrë. Anëtarët e BZ sqaruan se KSHZ-ja  nuk kishte pas mundësinë të sigurojë dy anëtarë tjerë.

Transport i organizuar i votuesve në Shtip. Qarkullon nëpër qytet gjithë mëngjesin, është raportuar nga qytetarët, dhe u kap duke transportuar një grua nga shtëpia saj deri në vendvotim dhe mbrapa.

Një qytetar ka bërë një fotografi jashtë vendvotimit në VV 2580, në Gjorce Petrov. Policia e paralajmëroi dhe i kërkoi që të shlyente fotografinë.

Një qytetare ka votuar pa u kontrolluar me llambë UV në vendvotimin 2808, në Institutin e Rehabilitimit në Qendër.

Në vendvotimet 581, 582 dhe 583, në shkollën fillore Sh. Klimenti I  Ohrit, Dellçevë, janë shënuar 5 raste të votuesve që nuk janë në Listën e Votuesve, ndërsa kartat e tyre të identitetit janë lëshuar në shkurt të vitit 2020.

Një anëtar i Bordit Zgjedhor që kontrollon votuesit me llambë UV, merr kartat e tyre të identitetit dhe lexon me zë emrat e votuesve. U shënuan 6 raste në VV 2908, në Institutin e Rehabilitimit, Qendër.

Në VV  shkollën fillore  “Gjorgija Pulevski” në Aerodrom, një qytetar hyri për të hedhur votë me simbole partiake të një partie të caktuar politike. Policia ndërhyri dhe personi u ndalua.

 Në VV 2243 në komunën e Çashkës, një votues i moshuar ka ardhur në vendvotim  dhe është ndalur pas panelit që të votojë . Kishte dalur jashtë dhe nuk e kishte futur  fletën e votimit në kuti. Sidoqoftë, Nënkryetari i BZ ia ka kthyer letërnjoftimin dhe votuesi është larguar. Pas tij ka ardhur  të votojë një kusherire e tij, e cila i ka futur të dy fletëvotimet në kutinë e votimit. Nënkryetari komentoi: “Tani që kemi këtu një person nga CIVIL-i që na vëzhgon, le të mos harxhojmë kohën për imtësira”.

Ngjarja nuk u regjistrua në procesverbal.