Kategoritë

Presione Eco Guerilla: BDI përmes funksionarëve të vet e shtrin presionin edhe ndaj sektorit civil

Me keqardhje jemi të detyruar të ju informojmë se po përballemi me presione në veprimtarinë tonë si sektor civil nga funksionarë të BDI-së.

Kur nje parti vepron kundër organizatave joqeveritare, bën shkelje eklatante te vlerave demokratike. Në vend se të reflektojnë dhe të tregojnë kapacitet demokratik para zgjedhjeve, funksionarë të kësaj partie po meren me njollosje të pabazë të sektorit civil me metoda që nuk përputhen me standardet euro atlantike.

Me presione të tilla vetëm na motivojnë që të jemi me aktivë dhe të përkushtuar në aktivizmin tonë vullnetar. Asnjë subjekt politik nuk duhet të tentojë të pengojë veprimin e lëvizjeve progressive të cilat kanë vetëm një qëllim – interesin e qytetarëve.

Subjekteve politike u bëjmë apel të forcojnë kapacitet demokratike, kurse ne si shoqatë jemi të gatshëm tu ndihmojmë në këtë drejtim.

Lëvizja Eco Guerilla