Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa filluan fushatën zgjedhore nga Tetova.
Në takimin e mbrëmshëm me qytetarët, koalicioni shpalosi kandidatët për deputet, programin zgjedhor dhe shtyllat mbi të cilat bazohet ai.
Liderët Ziadin Sela dhe Afrim Gashi porositën se me këto zgjedhje vjen ndryshimi i shumëpritur tek shqiptarët.
“Vota vetëm për ASH-në dhe Alternativën dhe koalicionin Tash është koha e çon në opozitë BDI-në dhe ne jemi zotuar se do ta kthejmë shtetin e së drejtës. Do ta ndërtojmë atë me shumë mund e sakrificë. Do t’i hapim të gjithë proceset e montuara politike dhe të mbyllura dhe që kanë të bëjnë me krim e korrupsion”- deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së