Kategoritë

TË DREJTAT E NJERIUT Fondacioni Friedrich Ebert nderon Zoran Zaevin me ҫmimin për të Drejtat e Njeriut 2020

Në përvjetorin e dytë të nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, Fondacioni Friedrich
Ebert njofton për dhënien e çmimit për të drejtat e njeriut Zoran Zaevit.

FES kështu njeh angazhimin personal të Zaevit për marrëveshjen dhe përpjekjet e tij proevropiane për një shoqëri të lirë dhe të hapur. Zoran Zaev është Kryeministër në detyrë i Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut.
Ceremonia zyrtare e ndarjes është planifikuar në vjeshtë në Berlin.
Me dhënien e çmimit, Fondacioni Friedrich Ebert nderon kontributin e Zoran Zaevit në  politikën e paqes përmes Marrëveshjes së  Miqësisë me Bullgarinë në 2017 dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë në vitin 2018. Marrëveshja e Prespës kërkoi që emri i vendit të ndryshohet, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje 27-vjeçare për emrin, e cila i mundësoi vendit të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat e
pranimit në BE. Të dy marrëveshjet janë pika thelbësore për përmirësimin e kushteve të jetesës në vend, të cilat Zoran Zaev i bëri me gatishmëri për vendime të kujdesshme dhe pjesërisht jopopullore dhe i vëndoj mbi fatin e tij politik.
Kurt Beck, kryetari i Fondacionit Friedrich-Ebert, thekson meritat e Zaev për Evropën:
“Zoran Zaev është për një shoqëri të lirë, të hapur dhe sociale. Politika e tij e vendosur për reforma jo vetëm që kontribuoi në paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu e afroi Maqedoninë e Veriut më afër BE-së. ”
Zaevi  ishte tashmë një figurë e rëndësishme orientuese si lideri i opozitës. Gjatë “Revolucionit të Larmë ” ai bëri fushatë për sundimin e ligjit dhe arriti paqësisht zgjedhje të reja. Më vonë, si Kryeministër, ai vendosi standarde të reja sidomos në politikën sociale. Ai ngriti pagën minimale me 60%, rriti përfitimet sociale dhe përmirësoi
pagat për personelin e infermierisë dhe mjekët.
Pas vitesh ngecjeje autoritare në rajon, Zoran Zaevi qëndron personalisht për një ndryshim të drejtimit që u jep shpresë forcave përparimtare në Evropën Juglindore.
Fondacioni Friedrich Ebert nderon këtë arritje të jashtëzakonshme me dhënjën e çmimit
të këtij viti për Zoran Zaevin.
Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Fondacionit Friedrich Ebert u dha për herë të parë në 1994 dhe shkon prapa në kohë si një trashëgim i çiftit Karl dhe Ida Feist nga Hamburgu.
Themeluesit kishin përcaktuar në testamentet e tyre që fondacioni të administronte trashëgiminë e tyre dhe të jepte një çmim vjetor për të drejtat e njeriut
Kjo do t’u jepet individëve ose organizatave që kanë dhënë një kontribut të veçantë për
të drejtat e njeriut në pjesë të ndryshme të botës.
Çmimi është me vlerë 10,000 euro dhe ndahet çdo vit. Vitin e kaluar u nderua MiriamMiranda,  avokate e grave dhe e mjedisit nga Honduras me këtë ҫmim.