Instituti Ndërkombëtar Republikan apo siç njihet ndryshe IRI amerikan karealizuar së fundmi anketë për disa nga çështjet kryesore për vendet e Ballkanit. Sipas rezultateve të kësaj ankete, të gjitha vendet e Ballkanit tregojnë interes dhe besim të fuqishëm për Bashkimin Evropian. Qytetarët e këtyre vendeve besojnë se e ardhmja e vendeve të tyre është në BE, ndërsa theksojnë se sfida më të mëdha për vendet e tyre janë rimëkëmbja e ekonomisë dhe lufta ndaj papunësisë, përcjel in7.
Sa i përket besimit tek politikanët, Në Sërbi ende sips anketës, qytetarët i besojnë Aleksandar Vuçiqit, i cili kryeson bindshëm ndaj oponentëve. Poashtu, bindshëm para kundërshtarëve politik në Mal të Zi qëndron Milo Gjukanoviç, ndërsa në Bosnjë, me pak pikë përpara udhëheq Zhelko Komsiç.
Në Kosovë, me rezultate bindëse dhe shumë pikë larg kundërshtarëve politik qëndron i pari Albin Kurti, ndërsa pas tijvjen Vjosa Osmani. Duket se qytetarët e Kosovës i besojnë klasës së re politike dhe dyshes shumë të përfolur kohët e fundit, Kurti – Osmani. “5 përqin e qytetarëve kanë thënë se i besojnë Albin Kurtit, 15 përqind i besojnë Vjosa Osmanit, ndërsa larg tyre me vetëm 6 përqind radhitet Hashim Thaçi. I katërti radhitet Ramush Haradinaj, ndërsa i pesti Kadri Veseli. Këto dy të fundit rezultojnë me përqindje të barabartë në listë, por Haradinaj ka epërsi fare të vogë ndaj Veselit, përcjell in7.
Në Maqedoninë e Veriut kemi rezultate interesante. Kreu i LSDM’së, ish kryeministri Zoran Zaev, sipas anketës ka besim më të madh se Mickoski i VMRO-DPMNE’se. Dallimi është rreth 1 përqind. 8 përqind e qytetarëve i besojnë zaevit, ndërsa 7 përqind i besojnë Mickoskit. Sa i përket kampit politik shqiptar, për herë të parë në anketat e këtij instituti, kreu i Aleancës për Shiqptarët, Ziadin Sela qëndron pak para ose i barabartë me Ali Ahmetin e BDI-së. Ky i fundit, vite me radhë ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe në anketat e IRI-t ka dalur vazhdimisht i pari e thujase pa konkurencë. Sipas anketës së fundit, Ziadin Sela ka epërsi fare të vogël ndaj Ali Ahmetit ose janë thuajse të barabartë sa i përket besimit të qytetarëve./in7.tv/