Kategoritë

Masat e Qeverisë Ndalohen punësime të reja në sektorin publik, furnizim të mobiljeve, pajisjeve dhe automjeteve

Qeveria ka sjell ndalesë të përkohshme për punësime në sektorin publik, përveç në shëndetësi, ndalohet edhe furnizimi i mobiljeve, pajisjeve dhe automjeteve, ndërsa ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit duhet t’i zvogëlojnë shpenzimet vijuese për 15 për qind për vitin 2020, me qëllim të uljes së shpenzimeve joproduktive për shkak të përballjes me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

Qeveria në seancën e sotme të 32-të solli vendim me të cilin në sektorin publik përkohësisht ndalohen punësimet e reja, angazhimet e reja përmes agjencive për punësime të përkohshme dhe kontrata të reja në vepër, përveç për angazhime të kuadrit përkatës në sektorin shëndetësor dhe në sektorë tjerë  të cilët janë në drejtim të përballjes me pasojat nga koronavirusi.

Kjo do të thotë se nuk ka pranim të punësimeve të reja për të gjitha vendet e zbrazëta të punës (pensionime dhe largime tjera në baza të ndryshme). Nëse konfirmohet nevojë për përmbushjen e ndonjë vendi të punës, e njëjta do të përmbushet nga institucionet ku ka suficit, ndërsa nëse ka një kuadër të tillë nëpër institucione, për angazhimin e personave do të vendos Qeveria.

Me këtë vendim nuk ndalohen më procedurat e filluara për punësime, për të cilat ka harmonizim nga Ministria e Financave, ndërsa për harmonizimet e dhëna për të cilat nuk kanë filluar procedurat për punësime të mos fillojnë.

Për uljen e shpenzimeve joproduktive për shkak të përballjes me krizën shëndetësore-ekonomike nga koronavirusi, Qeveria solli vendim me të cilin reduktohet në minimum shpenzimet për përfaqësime, sposorë dhe reklama reduktohen në sektorin publik, prolongohet deri në fundit të vitit 2002 Marrëveshja kolektive për kulturë, ndërsa të punësuarve në sektorin publik nuk do t’iu ndahet regres për pushim vjetor në vitin 2020 dhe nuk do të realizohen të drejta tjera në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik për vitin 2020.

Ndalohet edhe furnizimi i mobiljeve, pajisjeve dhe automjeteve, të cilat në mënyrë esenciale dhe drejtpërdrejtë nuk janë të lidhura me përballjen me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi KOVID-19, përveç për ata për të cilët ka leje nga Qeveria dhe obligohen ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit t’i zvogëlojnë shpenzimet vijuese për 15 për qind për vitin 2020 dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë.

Qeveria deri në fund të vitit 2020 i obligon shfrytëzuesit buxhetorë dhe shfrytëzuesit individualë t’i respektojnë masat për uljen e shpenzimeve.

Me vendimin, gjithashtu, obligohet Qeveria t’i informojë komunat, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi të shtetit dhe subjektet tjera në sektorin publik për masat e sjella për ulje dhe u rekomandon t’i respektojnë masat e sjella për uljen e shpenzimeve, si dhe të përmbahen nga shpenzime më pak esenciale të cilat nuk kontribuojnë në përballjen me koronavirusin.