Secili qytetarë duhet të vazhdojë t’u përmbahet masave dhe rekomandimeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit Kovid – 19.
Shëndeti publik është mbi të gjitha dhe çdo individ duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtje nga ai. Të gjitha institucionet punojnë me kapacitet të plotë, të gjithë ekspertët janë të angazhuar. Po merren vendime të rëndësishme dhe të guximshme për të luftuar përhapjen e virusit.
Paralelisht me kujdesin për shëndetin e qytetarëve Qeveria, institucionet po punojnë për të rikuperuar ekonominë, për këtë qëllim janë realizuar takime me odat tregtare, punëdhënësit, me Guvernatorin e Bankës Popullore për të konfirmuar të gjitha informacionet në lidhje me implikimet fiskale ndaj biznesit.
Së shpejti Qeveria del me masa konkrete dhe reale për ndihmë të drejtpërdrejtë në ekonominë vendore, posaçërisht për ato sektorë të cilët janë më të prekur.
Në kohën kur shteti, si dhe bota, po përballen me një kërcënim serioz shëndetësor, është e rëndësishme që qytetarët të informohen plotësisht, me kohë dhe saktë. Prandaj, opinioni, qytetarët, t’i ndjekin informacionin e institucioneve që raportojnë për gjendjen e koronavirusit disa herë në ditë.
Nuk duhet dhe nuk do të lejojmë plasim të papërgjegjshëm të lajmeve të rreme në luftën kundër senzacionalizimit dhe përfitimit në llogari të shëndetit të qytetarë.