Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmes një statusi në rrjetin social “facebook”, ka reaguar duke kërkuar që kazinot dhe lojrat e fatit të zhvendosen larg vendbanimeve. Ai thënë se nëse ekziston kusht i distancës për të hapur një barnatore, duhet të ekzistojë kushti i dislokimit të kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit, transmeton drejt.mk.
“Kur ekziston kushti i distancës për të hapur një barnatore e cila shërben për nevojat e qytetarëve, atëherë është a pakuptimtë pse mos të ekzistoj kushti i dislokimit të kazinove dhe objekteve të lojërave të fatit e të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve. Kazinot dhe bixhozi larg vendbanimeve”, ka shkruar Bekteshi.
Miratimi i ligjit për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit është në procedurë parlamentare, por shumë pak gjasa ka që të votohet gjatë kësaj përbërje e cila do të shoërbëhet më 12 shkurt. /drejt.mk/