Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ju ka bërë apel partive politike që të respektojnë apelin e përfaqësuesve të BE-së dhe të gjejnë zgjidhne për Ligjin e Prokurorisë Publike.
Ai tha se nëse arrihet kjo, Kuvendi është në gjendje që në çdo moment të sjellë ligjin për Prokurorinë Publike.
“Nëse porosia e ambasadorit francez Timonie është se Ligji për prokurorinë publike është shumë i rëndësishëm për marrjen e datës për negociata, atëherë partitë politike duhet të tejkalojnë barrikadat dhe të merren veshtë. Në aspektin e procedurave të Kuvendit, kohë të mjaftueshme ka dhe Kuvendi mund të punojë në çdo moment nëse ka nevojë, por duhet të ketë rezultat nga puna. Andaj partitë politike duhet të ulen dhe të merren veshtë”, tha Xhaferi.