Një 21 vjeçar nga Gostivari është arrestuar mbrëmë pasi bashkëshortja një vjet më e re e ka denoncuar se me dhunë dhe kërcënime e ka detyruar të kryej marëdhënie me shokun e tij prej të cilit ka marë para, njofton drejt.mk.
“Njëzetë vjeçarja nga Gostivari, dje (15-janar) rreth orës 21 e 50 minuta, në SPB Tetovë ka denoncuar se, bashkëshorti i saj 21-vjeçar e ka kërcënuar dhe disa her e ka detyruar me dhunë që të kryej mardhënje seksuale me shokun e tij, i cili pas aktit i ka dhënë shumë të caktuar të parave”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Bashkëshorti i saj dhe shoku i tij 19-vjeçar nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për involvim në këtë rast, janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, ndërsa policia punon në zbardhjen e rastit.
Ky rast është paraqitur në polici pasi paraprakisht 20 vjeçarja nga Gostivari kishte shkuar në stacion për të denoncuar bashkëshortin se gjatë orës 19 e 20 minuta, ndaj saj dhe nënës së saj 37-vjeçare, është kryer dhunë familjare nga bashkëshorti i saj dhe tre persona tjerë nga Gostivari, familjarë të tyre të moshës 23, 33 dhe 61 vjeçarë. Personat e involvuar në këtë sulm janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar. Meren masat për zbardhjen e plotë të rastit. A. Zeqiri /drejt.mk/