Nga nata e kaluar faqja e Facebook-ut e Regjistrit Qendror është nën sulm, ndërsa në opinion ka dyshime se sulmuesi është i punësuar në Regjistrin Qendror, Emim Jakimovski, i cili ditëve të fundit është në qendër vëmendjes me kërcënimet të cilat i ka dërguar gazetares Meri Jordanovska dhe kryetarit të Kavadarit, Mitko Jançev.
Në këto momente në faqen e këtij inatitucioni publikohen përmbajtje të pahijshme kundër drejtoreshës dhe të punësuarve të tjerë. Kërcënimet dhe ofendimet kanë shkuar deri aty sa dërgohen edhe kërcënime dhe ofendime në bazë gjinore ndaj qytetarëve që ndjekin këtë faqe dhe të cilët komentojnë në publikimet e fundit.
Një rast i tillë është hasur edhe me kërcënimet ndaj një baahkëpunëtore të mëparshme të CIVIL.
Rikujtojmë se CIVIL aahpër dënon kërcënimet e dërguara nga ana e Emil Jakimovskit. Njëherësh CIVIL i bën thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sektorit për kriminalitet kibernetik që menjëherë të meren me këtë rast.
M. Ivanovska