Drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu për ‘TV21’ tha se “nuk e di se cili ishte qëllimi i drejtorit të atëhershëm të më anashkalojë në procesin e mbledhjes së informacioneve për rastin e Kumanovës”.
Sipas Musliut, ka një gabim dhe se për kjo punë së shpejti do të sqarohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se ka pasur hetim të brendshëm në Agjencinë për Zbulim për ngjarjet në Kumanovë, por nuk pranoi të thotë nëse Çulev ka kredibilitet të jetë në krye të MPB.
Ndryshe, Çulev prej sot është ministër teknik i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të jetë deri sa të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare më 12 prill.